Që nga hyrja e Gerta Gixharit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 4, u aludua shumë se Olta Gixhari, ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, nuk kishte bërë asnjë urim publik për motrën e saj. Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët nisën të spekulojnë rreth marrëdhënies së dy motrave.
Megjithatë, Olta vendosi t’i japë fund këtyre aludimeve përmes një story në Instagram, ku ndau emocionet e saj dhe mbështetjen për Gertën. Ajo shkruan:
“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni e mbështesni Gertën. Uroj që të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë gjysma e punës. Faleminderit. Sot fillon loja! Suksese!”
Ky mesazh ka qetësuar fansat dhe ka treguar se Olta është plotësisht e përfshirë emocionalisht në rrugëtimin e motrës së saj në këtë eksperiencë të re.
Ndërkohë, Gerta Gixhari duket se po përpiqet të krijojë hapësirën e saj në këtë format, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të konkurrentëve të tjerë.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet loja e Gertës dhe nëse mbështetja e Oltës do të ndikojë pozitivisht në ecurinë e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.