Pas dramës së vazhdueshme në rrjet me ish- bashkëshortin e saj Fero, modelja Arbenita Ismajli vendosi të kalonte disa ditë në Dubai ku ajo bëri dhe setin e saj të fundit fotografik.
Por teksa Fero vazhdon të dërgojë “kunja” drejt saj, diçka e papritur u vu re nga ana e Arbenitës.
Pas një kërkimi të shpejt në Instagram, duket se modelja nuk figuron më në këtë rrjet social. Arsyeja për këtë është ende e paqartë, por pas gjithë zhvillimeve të fundit, disa ditë pushim nga rrjetet sociale do të ishin një ide e mirë për këdo.