Kiara dhe Luizi u bënë sot (30.04.2024) prindër për herë të parë. Ka ardhur në jetë Luna Mari Ejlli. Luizi ka bërë reagimin e parë si baba përmes një videoje në “Instastory”.
“Më keni bërë njeriun më të lumtur në botë! Kam menduar se lumturia ka qenë kur më ka thënë Kiara ‘po’, por më vjen keq t’i them Kiarës që lumturia më e madhe qenka kjo tjetra kështu që është fakt. Keni për ta kuptuar kur ta provoni dhe ata që e kanë provuar e dinë. Zoti ju bekoftë dhe shihemi nesër!”,ka thënë ai.








