Dijonis Biba u shpall fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, duke marrë çmimin e madh prej 100 mijë euro.
Sot në një intervistë për “Vizioni i Pasdites”, Dijonisi ka thënë se fitoren ja dedikon nënës së tij, e cila nuk jeton.
“Çmimin e madh ia dedikoj nënës time që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës time m’u shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca ime”, tha Dijonisi.








