Një nga këngët më të pëlqyera ndër vite është pa dyshim edhe “Ngjyra e kuqe”, që bëri bashkë Adrian Gaxhën me Florianin. Atë kohë Floriani ishte mjaft i vogël, por me një talent të madh që rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Ai ishte nën menaxhimin e Adrianit dhe pas “Ngjyrës së kuqe”, erdhën edhe bashkëpunime të tjera si “Oj ti qikë”, “Kjo zemër”. Por a do te këtë më bashkëpunime mes tyre? I ftuar në ‘Prive’, Floriani u përgjigj kështu: “Do të doja edhe një bashkëpunim me Adrianin, por kësaj radhe jo Adriani me mua, por unë me Adrianin”. Kujtojmë se prej disa kohësh ai nuk është më në menaxhimin e Adrianit, por vepron si një artist i pavarur.