Në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën” në MCN, Arlindi dhe Ueda, çifti që triumfoi në “Love Island Albania,” ndanë pikëpamjet e tyre për pjesëmarrjen në formate të tjera televizive, përfshirë reality show-n e njohur “Big Brother Vip.”
Arlindi e cilësoi një program të tillë si një sfidë tërheqëse, duke thënë se “është një mundësi për të luajtur një karakter dhe për të treguar transparencë.” Sipas tij, edhe në një periudhë të shkurtër, si një javë, mund të formohet një ide e qartë për dikë, megjithëse pranon se pjesëmarrësit mund të shfaqin edhe anë të ndryshme të vetvetes.
Ndërkohë, Ueda theksoi se është e hapur për eksperienca të reja, por prioritetet e saj janë të lidhura ngushtë me rritjen dhe kujdesin për vajzën e saj, Amea. Ajo u shpreh: “Do të isha e gatshme të merrja pjesë në një format si Big Brother vetëm nëse do të ofronte përfitime dhe një eksperiencë të vlefshme për mua.”
Të pyetur nëse do të futeshin veç e veç ata u përgjigjën kështu:
Arlindi: Po, do të isha dakord, pse jo? Eksperiencë është. Vajzë e kulturuar, i di rregullat, pse jo? Veç do të përfitonte, nuk do të kisha frikë se do të dilte keq ose do të krijonin njerëzit një opinion të keq për Uedën, absolutisht. Fansi më i madh!
Ueda gjithashtu tha se nuk do ta kishte aspak problem hyrjen e Arlindit, madje ai do të përfshihej më shumë në diskutime. Çifti tha se janë të hapur, por deri më tani nuk ka asnjë ftesë në drejtim të tyre.