Reperi i njohur kosovar, Getinjo dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Vivien Thano nisën lidhjen e dashurisë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.
Mirëpo, pas disa javëve romancë, ata i dhanë fund përfundimisht lidhjes së tyre.
Së fundmi ishte blogerja ajo e cila në një intervistë konfirmoi ndarjen nga reperi.
Ka qenë vetë ai që ka vendosur t’iu përgjigjet edhe fansave për shkak të disa ndryshimeve që ka bërë në rrjetet sociale.
“Nuk ka të bëj këto veprime me gjërat që kanë ndodhur së fundmi në jetën time private kështu që ato sene kanë ik, unë asnjëherë nuk e fus lidhjen tem personale që e kom me një njeri për show, disa e bëjnë une nuk e boj këtë punë dhe se kam bo kurrë. Ashtu ke tripi, u lidha u kënaqa, u dashurova 100% por i kam disa halle në kokën tem që i di veç unë, këto sene ndodhin në krejt botën. Nuk kisha than me na mundu me pyetje, me intervista se këto sene janë normale, këto sene ndodhin, njeri duhet me jetu i qetë me këto sene. Unë nuk jam mësu me këto sene sepse nuk kam pasur kurrë këso lidhje në rrjetet sociale e dini edhe ju vet që është hera e parë në jetën tem. Për me kan i sinqertë për krejt njerëzit në jetën tem. Hajri e daftë, s’ki çka bon”, ka thënë ai.








