Aktorja e njohur, Kirstie Alley ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e saj William dhe Lillie Price Stevenson.
Kirstie Alley vdiq “pas një beteje me kancerin, të cilin e kishte zbuluar së fundmi”. Alley luajti Rebeça Howe në “Cheers” dhe mbahet mend më së miri për portretizimin e nënës së saj në “Look Who’s Talking”.
Alley u shfaq në “Dancing with the Stars” në vitin 2011 dhe fitoi vendin e dytë me balerinin Maksim Chmerkovskiy.
Dalja e saj e fundit televizive ishte në fillim të këtij viti në “Këngëtarja e maskuar”. Gjatë zbulimit të saj në emision, ajo tha se donte të performonte për nipërit e saj.








