• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News

U dyshua për shtatzëni, reagon Armina Mevlani

Ditën e djeshme kudo qarkulloi lajmi se bukuroshja Armina Mevlani mund të jetë shtatzënë. Të gjitha dyshimet filluan kur ajo postoi një foto, në të cilën barku i saj dukej i rrumbullakosur.

Por Armina e ka përgënjeshtruar këtë lajm për “Dielli-online.al”. Ajo ka thënë se ndoshta pozicioni i fotos ose darka që kishte ngrënë gjatë eventit në të cilin ishte e ftuar, kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Gjithashtu Armina ka shtuar se si fillim pret që të bëjë dasmën me partnerin e saj Shkëlzen Berisha dhe më pas do të mendojnë edhe për fëmijë. Për më tepër mund të shikoni dhe një foto tjetër të bukuroshes që vetë ajo e ka postuar dhe ku barku i saj duket normal.