Nakul Meta i njohur nga të gjithë si “Shivai” ka fituar famë shumë të madhe nga seriali “Bixhoz me dashurinë”, jo vetëm në Indi por edhe në shumë shtete të tjera duke përfshirë vendin tonë. Tanimë aktori ka miliona fansa por ka edhe nga ata që çmenden pas tij. Në një intervistë Nakul ka treguar sesi tre vajza nga Londra e kanë frikësuar me veprimet e tyre. “Kur ishim në Londër, bashkëshortes sime i dërgonin mesazhe, emaile, i shkruan në Instagram, Twitter tre vajza të cilat donin të më takonin. Për shkak se postonim foto në Instagram story ato e dinin ekzaktësisht se ku ishim ne. Na ndiqnin kudo nga pas, nga mëngjesi në darkë dhe u frikësova. Mua më pëlqen t’i takoj fansat dhe e vlerësoj faktin që ata harxhojnë kohën me mua. Ka disa fansa të tjerë që e ndjekin serialin tim 8 herë. Një burrë nga Bangalore më tregoi se mamaja e tij e kishte pare serialin 8 herë nga fillimi”-tregoi Nakul./revistawho.com