Aktorja indiane Sara Khan e njohur si “Sadna” e “Bidaait”, ditën e djeshme bëri të ditur se është infektuar me koronavirus. Nuk dihet ende nga e mori virusin aktorja shumë e pëlqyer nga publiku, por ajo tregoi se është mirë nga ana shëndetësore. Sara është karantinuar dhe po pret t’i rikthehet normalitetit sa më parë. Aktorja mori komente të shumta nga kolegët e fansat që i uronin shërim sa më të shpejt, por veprimi i Parul Chauhan mori vëmendjen e të gjithëve. Parul e cila ka luajtur krah Sarës në serialin “Bidaai”, publikoi një foto të tyre së bashku dhe shkruajti: “Shërim sa më të shpejt bejbi”. Sara e ripublikoi këtë foto në llogarinë e saj në Instagram dhe shkruajti: “Të dua”. Ky veprim la të kuptohet se dy aktoret vazhdojnë të jenë mikesha dhe i kanë hedhur poshtë thashethemet për zënka mes tyre./revistawho.com









