Selena Gomez, e cila është publikisht beqare prej vitesh, kohët e fundit ka nxitur thashethemet për lidhje. Disa media që spekulojnë se ajo mund të jetë në lidhje me producentin italian Andrea Iervolino për shkak të fotove të tyre gjatë pushimeve në Itali. Por tani ka dalë në sipërfaqe Tyga, me të cilin u fotografua në fund të kësaj jave. TMZ futi spekulime për romancë, duke shkruar: “Është e paqartë nëse diçka, po ndodh mes Selenës dhe Tyga-s… por çifti është interesant. Ne nuk e kemi parë Selenën që të takohej me dikë publikisht për një kohë të gjatë.” Më vonë, TMZ përditësoi artikullin e saj pasi mori informacion nga një burim i afërt me Gomez. Gazeta shkroi se u informua nga burimi se “të dy nuk po takohen, ata ishin atje veçmas për të parë njerëz të ndryshëm dhe grupet e tyre përfunduan duke u shoqëruar brenda lokalit”. Ndërkohë, Us Ëeekly raportoi dje se Gomez nuk është e lidhur romantikisht me Andrea Iervolino. “Selena dhe Andrea janë thjesht miq”, tha burimi. “Ajo po takohet dhe po i mban të hapura mundësitë e saj me disa djem.” “Ajo është vërtet e lumtur dhe është krejtësisht në rregull me të qenit beqare”, shtoi burimi. Entertainment Tonight raportoi në ditëlindjen e 30 të Gomez në fund të korrikut se Gomez është zyrtarisht beqare dhe fokusi i saj kryesor është vetvetja. “Selena nuk është në lidhje me dikë specifik në këtë moment”, tha burimi. “Ajo është më e hapur ndaj dashurisë, por gjithashtu është shumë e fokusuar tek vetja dhe puna e saj tani. Ajo është në një situatë shumë të shëndetshmemendërisht, fizikisht dhe emocionalisht.” Burimi tregoi gjithashtu se cilat tipare ajo kërkon te meshkujt me të cilët takohet: “Kur është gati për një partner të vërtetë, ajo dëshiron dikë që është i besueshëm, i respektueshëm, i sinqertë me veten dhe me të tjerët, real, mbështetës, pranues, i këndshëm, i matur, gazmor dhe dikush që nuk është me të për famën apo vëmendjen”, tha burimi.








