Leonardo DiCaprio është parë nën shoqërinë e modeles Gigi Hadid gjatë fundjavës, duke rindezur thashethemet se ata janë në një lidhje dashurie. Dyshja ishin në një festë të organizuar nga themeluesi i Tao Group, Marc Packer, në Hamptons të shtunën mbrëma si dhe në ngjarjen e David Rosenberg në Bridgehampton. Ata u panë edhe në një festë të dytë në në Kissaki në Water Mill.
Sipas një burimi për Page Six ata janë së bashku dhe mënyra se si flisnin me njëri-tjetrin tregonte se kishin një energji dhe kimi mes tyre.
Ndërsa një burim tjetër shprehet se ata kanë të njëjtin grup miqsh dhe kjo i ka bërë të shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë që kohët e fundit DiCaprio është parë shpesh në pushime me vajza të ndryshme, ç’ka e bën dyshuese lidhjen e tij me Gigin.








