Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë! 09/11/2025
Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë?  09/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që… 09/11/2025
Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…” 09/11/2025
Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…” 09/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

U kthye në shpresë për të gjithë shqiptarët, doktori hero surprizohet në “Dua të të bëj të lumtur”

16/05/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
U kthye në shpresë për të gjithë shqiptarët, doktori hero surprizohet në “Dua të të bëj të lumtur”

Programi “Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekranet tona mbrëmjen e sotme me të tjera histori pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë së COVID-19.





Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe nxori rregullat e distancimit social për të parandaluar për hapjen e korona virusit.

Në këto rregulla thuhej se distanca midis njerëzve duhet të jetë 2 metra dhe duhet evituar grumbullimi në grupe të mëdhenj, prandaj për herë të parë pas 4 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” mungonte publiku i tij.


Në këtë situatë të jashtëzakonshme heronjtë e vërtetë kanë qenë mjekët të cilët ndodhen në frontin e parë të “luftës” duke u kujdesur, kuruar pacientët e infektuar me COVID-19 dhe duke na këshilluar se si të mbrohemi nga ky armik i padukshëm.

Përpara se programi “Dua të të bëj të lumtur” të niste transmetimet, në rrjetet sociale kishte shpërndarë një pyetje se cilin nga figurat publike do të dëshironit që të bënit të lumtur dhe emri më i përmendur kishte qenë doktor Pëllumb Pipero.

Në studio kishte ardhur vëllai i doktorit, Ganiu me të cilin nuk takohej pej dy muajsh për shkak të emergjencës civile.

Ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe punën e palodhur që doktor Pipero kishte bërë për të ndihmuar familjen e tij. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re. Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij, Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.

Vëllai i tij, Ganiu e kishte ftuar në program për ta falenderuar për mbështetjen që i kishte dhënë familjes, por gjithashtu edhe për t’i shprehur mirënjohjen doktor Piperos dhe të gjithë bluzave të bardha që janë kthyer në motiv shprese për të gjithë shqiptarët me punën dhe këshillat që japin./revistawho.com

Tags: dua te te bej te lumturempcionePiperosurprizetop channelvellai
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë!
Breaking News

Numërimi mbrapsht ka nisur: Big Brother VIP Kosova 4 fillon në këtë datë!

09/11/2025
Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë? 
Breaking News

Drama e radhës mes Eglit dhe Xhenetës, ç’ndodhi këtë herë? 

09/11/2025
Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…”
Breaking News

Thuajse e zhveshur, Britney Spears rikthehet në rrjete: “Djalli fshihet…”

09/11/2025
Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…”
Breaking News

Heidi Baci merr dhuratën speciale: “Ti më bën të ndihem…”

09/11/2025
“E kemi lënë”, mesa duket nuk do ta shohim më dramën Stresi-Jozi!
Breaking News

“E kemi lënë”, mesa duket nuk do ta shohim më dramën Stresi-Jozi!

09/11/2025
Afrona qenka fejuar dhe ndoshta dasma është afër!
Breaking News

Afrona qenka fejuar dhe ndoshta dasma është afër!

08/11/2025
Next Post
“Si sot një vit më parë”, Manjola Nallbani e kujton kështu koncertin e saj recital

“Si sot një vit më parë”, Manjola Nallbani e kujton kështu koncertin e saj recital








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera