Në një lidhje me emisionin ‘Ftesë në 5’ në ‘Top Channel’, djali i aktorit Koço Devole, Genc Devole ka treguar gjendjen shëndetësore të babait të tij duke thënë se nuk ka as përkeqësim, as përmirësim.
Aktori doli nga spitali pasi rezultoi negatin me testin e ‘Covid-19’, megjithatë problemet e mëparshme që ai ka pasur me shëndetin, e bënë të rikthehet në spitalin infektiv mbrëmjen e së shtunës.
‘Ishte e pamundur të rrinte jashtë spitali. Gjendja u përkeqësua, ai kishte insistuar aq shumë dhe doktoresha tha që doja t’i plotësoja dëshirën edhe pse nuk ishte për të dalë jashtë. Mendoj se ishte rënduar psikologjiksht. Me të flasim çdo ditë, disa herë në ditë. Megjithatë ia plotësuam këtë dëshirë që të dilte për pak kohë, se u përkeqësua. Ishte i pafuqishëm, nuk merrte dot frymë. Donte vazhdimisht oksigjen. Me zor merrte frymë. Nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi’, pohoi Genci gjatë lidhjes.
Djali i aktorit ndau dhe gjendjen e vështirë të cilën po kalon për shkak të shëndetit të të atit duke thënë: ‘Tani nuk mund të komunikojmë me të, vetëm presim nga mjekët. Unë jam në një gjendje që nuk di çfarë të them, herë herë qetësohem se mos po përmirësohet, më japin shpresë fjalët e specialitëve. Tani për tani gjendja është stabël, nuk ka as përkeqësim as përmirësim’.
Pavarësisht këtij momenti tejet delikat, Genci e ka mbyllur bisedën duke shpresuar se shumë shpejt do të bëhet bashkë me familjen e tij për të vazhduar planet që kishin pasur./revistawho.com







