Historia Heidi Bacit, shqiptares që mori pjesë në “Grande Fratello”, bëri xhiron e rrjetit italian, por edhe atij shqiptar. Fakti që babai i saj hyri brenda shtëpisë së “GF” dhe i kërkoi asaj të ndërpriste garën, ngjalli shumë polemika. Kjo sepse ajo krijoi afrimitiet me një prej konkurrentëve, Massimiliano Varrese, teksa i ati u theksoi se ky i fundit e manipulon. Ish-konkurrentes i është dhënë mundësia për t’u rikthyer në “GF” për ballafaqim me konkurrentët e tjerë, veçanërisht me Massimiliano-n.
”Nuk më pëlqen sepse ai (Massimiliano) nuk e kuptoi ‘Jo’-në që i thashë. Ky individ është një person shumë i lëkundur, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copëza. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat, por jo ndaj dikujt por ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje, duke më thënë se kam një vajzë dhe po mundohesha ta mbroja. Nëna ime përjetoi keq situata që nuk ishin normale”- tha Heidi nga studioja, duke i theksuar Varreses që të mos fliste më për të dhe babain e saj, duke e mbyllur definitivisht çdo lloj kontakti me të.








