Ori Nebijaj dhe Flori Gjini kanë mbyllur puntatën e sotme sezonin e tretë të programit veror në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Pushime On Top’.
Ndryshe nga vitet më parë, këtë sezon ‘Pushime On Top’ mbajti autorësinë e moderatores, Ori Nebijaj, e cila ka treguar në postimin e fundit se është lodhur shumë.
“U lodhëm ca, por ia vlejti. 36 emisione dhe sot ishte i fundit për këtë sezon. Një super ekip që punoi si asnjëherë tjetër. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Ori krah fotos me partnerin e saj televiziv në këtë rrugëtim, Florin.
Përveç intervistave interesante dhe destinacioneve të pazbuluara më parë, këtë sezon në ‘Pushime On Top’ nuk kanë munguar edhe momentet kimike që produksioni i ka ndarë me të gjithë ndryshe nga çdo herë tjetër./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CEMzuhcJXi6/







