Najada Konomi ose e njohur nga publiku si “Noçja” e Big Brother Albania 1, po bën shumë kohë që qëndron jashtë vëmendjes mediatike. Në kohën kur ajo ishte pjesëmarrëse në ‘Big Brother’ arriti të bëhej e famshme për stilin e saj të veçantë dhe karakterin e fortë. Përpara disa kohësh u zbulua se ajo ishte martuar duke qenë se në rrjetin social ‘Instagram’ Najada kishte shkruajtur “E martuar” dhe e kishte shoqëruar me një unazë. Megjithatë ajo nuk dha asnjë informacion më tepër duke e lënë gjithçka enigmë. Së fundmi ajo vendosi që të prezantojë publikisht bashkëshortin e saj me anë të një fotoje, në të cilën duke shumë e lumtur përkrah tij. Këtë foto ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Marrëdhënia ideale ka te bej me dy gjera: e para te gjesh ngjashmërinë, e dyta te respektosh ndryshimet”.









