Ka zgjatur vetëm 8 muaj martesa e çiftit të njohur turk, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët nuk janë parë më bashkë në publik.
Demet dhe Oguzhan, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e një viti më parë, kanë vendosur t’i ndajnë rrugët.
“Çifti i njohur, i cilët u tha se kishin një krizë në lidhjen e tyre, nuk ia dolën dot pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre”, shkruan “CNN Turk”.
Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, kështu, duke i dhënë fund plotësisht martesës 8-mujore.
“Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe te ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, kanë thënë në një deklaratë të përbashkët.








