Aktorja turke Fahriye Evçen është bërë shumë e njohur në Shqipëri pas martesës me Burak Ozçivit, por edhe prej rolit të “Ferides” në serialin “Trumcaku”. Ajo shquhet për bukurinë e saj madje disa herë është përfolur edhe për ndërhyrje estetike. Si për të hedhur poshtë këto fjalë, Fahriye ka postuar në ‘Instagramin’ e saj një foto ku shfaqet pa asnjë pikë grimi.
“Jo grim, jo filtër, jo doktor,”- ka shkruar ajo krahas fotos.
Pas këtij postimi ajo ka ngjallur shumë kuriozitet tek fansat ku pjesa më e madhe e tyre habiten nga bukuria e saj natyrale./revistawho.com