Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se moderatori i njohur Blendi Fevziu, do të largohet nga ‘Klan’ drejt ‘Top Channel’.
I pyetur nga ‘Alpenews.al’ nëse janë të vërteta zërat e ndryshëm mediatikë rreth një largimi të tij, Fevziu tha se ende nuk kishte vendosur, duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë. Gjithashtu ka pranuar se ka patur bisedime me ‘Top Channel’.
Blendi Fevziu prej 20 vitesh drejton emisionin ‘Opninion’ në televizionin ‘Klan’ dhe largimi i tij drejt gjigandit “Top Channel”, do të jetë një vendim i rëndësishëm për karrierën e tij./revistawho.com