• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

U përfol se nuk kanë më miqësi, Chrissy Teigen sqaron çfarë ka ndodhur midis saj dhe familjes Kardashian

Mesha që mban reperi i njohur, Kanye West, është cilësuar si një nga eventet më të rëndësishme në ‘Hollywood’. Ai inspiron njerëzit të kuptojnë misionin e familjes dhe t’i bashkohen fesë. Në të janë vënë re se kanë marrë pjesë personazhe të ndryshëm publikë, por ajo që ka rënë në sy, ka qenë mungesa e mikes së ngushtë së familjes Kardashian, Chrissy Teigen.

E pyetur nga ‘Cosmopolitan’, 33-vjeçarja ka sqaruar se midis saj dhe familjes së famshme nuk ka asnjë problem. Ajo ka treguar se nuk ka gjetur kohën e përshtatshme për të shkuar për t’i vizituar pasi është shumë e zënë gjatë gjithë javës më familjen e saj.

Kujtojmë se Chrissy dhe bashkëshorti i saj, John Legend gëzojnë një miqësi disavjeçare me Kardashian. Ata nuk kanë nguruar ta tregojnë  këtë edhe për të gjithë ndjekësit e tyre, duke qenë gjithmonë krah njëri-tjetrit në evente të rëndësishme./revistawho.com