Në 2017, Flor Mumajesi dhe Liberta Spahiu u përfolën gjatë për marrëdhënien e tyre. U tha se dyshja ishte në një lidhje, por ata ditën të tregoheshin mjaft hemetikë duke mos reaguar aspak për këto thashetheme. Kohë më vonë u fol se çifti ishte ndarë, duke mos konfirmuar asgjë sërish. Me sa duket, ata kanë mbetur miq të mirë edhe pas këtyre fjalëve, pasi Liberta e ftoi Florin në emisionin e fundvitit të “Prive”. Ata treguan se ruajnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin, pasi kërcyen dhe u përqafuan disa herë. “Kemi shumë gjëra për të thënë, por nuk preferojmë”, u shpreh Liberta gjatë emisionit.