Kohë më parë dyshja e njohur, Stresi dhe Morena Taraku publikuan një bashkëpunim, që rezultoi shumë i suksesshëm. Reperi dhe bukuroshja u përfolën shumë për një lidhje sentimentale, por mes të dyve kishte vetëm një miqësi të mirë, e cila vazhdon akoma edhe pas kaq kohësh. Morena publikoi disa ditë më parë këngën e saj më të re dhe Stresi nuk ka nguruar ta urojë publikisht atë. Ai mes rreshtash e quan edhe ‘Braq’ këngëtaren, fjalë kjo e cila nëse e përkthejmë në gjuhën shqipe ka kuptimin e vëllait.