Disa ditë më parë qarkulloi në media lajmi për një ndarje të mundshme të këngëtarit Blero nga e dashura e tij modele, Afrona.
Këto aludime lindën pas statuseve dhe dedikimeve të çiftit në rrjetet sociale.
Por sot duket se gjërat mund të kenë ndryshuar dhe çifti mund të jetë pajtuar. E themi këtë nisur nga një postim që këngëtari ka bërë në rrjetet sociale, ku krahas fotos së tyre ka shkruar: “E bukura dhe bisha”.
Lidhja e tyre është karakterizuar herë pas here nga luhatje të tilla, nga ndarje dhe ribashkime.
Ndërkohë në një intervistë të mëparshme Blero ka folur për shtëpinë e re që çifti ka blerë dhe mundësinë për t’u bërë baba për herë të dytë./revistawho.com