Në familjen e aktorit të njohur, Romir Zalla, dita e sotme është festë. I vogli i familjes feston ditëlindjen dhe dita nuk mund të kalonte pa një urim nga babai i Hermes. Romiri ka publikuar pak më parë në profilin personal në “Instagram” një foto shumë të bukur me djalin e tij. “Hej kush ka ditëlindjen sot? E ka Hermes, syri im. U plaksh t’u bo qejf”,-ka shkruar ai krahas fotos në fjalë.
Siç duket kjo shkrepje është ruajtur nga një prej udhëtimeve të tyre së bashku. Kujtojmë se aktori është i martuar dhe ka dy fëmijë, djalin e vogël dhe një vajzë më të rritur./revistawho.com