Ditët e fundit bëri bujë në mediat turke një lajm sipas të cilit Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen po i japin fund martesës së tyre dhe tashmë janë si dy të huaj në shtëpi. Thashethemet u shtuan kur Burak së fundmi shkoi në një event vetëm dhe kur u pyet për Fahriyen, aktori tha se ajo është e zënë. Megjithatë të gjithë këtyre thashethemeve mbi ndarjen e tyre, sot Fahriye Evcen i ka dhënë fund. Aktorja ka postuar një foto të saj dhe Burakut nga shtëpia e tyre teksa po shohin një film dhe duart i kanë të bashkuara. /xing.al