Së fundmi, në portale qarkulluan lajme se këngëtari Lumi B dhe bashkëshortja e tij, Miranda, janë në krizë dhe nuk jetojnë më në të njëjtën shtëpi. Thashethemet për ndarje zunë vend në media, duke ngjallur shumë spekulime për marrëdhënien e tyre.
Mirëpo, bashkëshortja e këngëtarit reagoi sot duke hedhur poshtë këto zëra. Ajo ndau një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke zgjuar Lumin nga gjumi. Me këtë postim të thjeshtë, Miranda qartësoi se lajmet për një ndarje të mundshme janë të pavërteta.