Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me aludime se dy moderatoret e “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, mund të kenë pasur një konflikt pas kamerave. Zërat u përhapën me shpejtësi dhe u kthyen në një nga temat më të komentuara online.
Pikërisht për këtë arsye, gjatë transmetimit të sotëm, Blendi Salaj vendosi t’i japë fund thashethemeve, duke folur hapur në studio. Ai u shpreh:
“Këto lajmet e rreme, sikur gocat janë përplasur fizikisht. Nuk dua t’u jap më shumë rëndësi seç duhet, sepse nëse u jep ushqim këtyre kandrrave të…Sqarimi mund të jetë ky: nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka ndodhur. Kaq. Sepse po t’u japësh justifikime, u jep ushqim këtyre.”
Edhe Neada ndau reagimin e saj, e habitur nga mënyra si u përhap lajmi:
“Unë jam kurioze të di si ka dalë dhe si qarkullon ky titull.”
Ndërsa Blendi shtoi: “Dikush këtu e ka nxjerrë.”
Reagimi i tyre në “Wake Up” synonte të mbyllte zërat njëherë e mirë, duke sqaruar se asnjë incident mes moderatoreve nuk ka ndodhur.








