Vetë Trixa nuk tha gjë, por u deshën ca postime e foto që prej disa ditësh të aludohej se këngëtaren do e shohim në “Dance with me”. Fillimisht u bë shkak një postim i Alketës ku shihej Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në Big Brother VIP. Më pas qarkulloi një foto e këngëtares së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. Megjithatë mesa duket Trixën nuk do e shohim në spektaklin e kërcimit. Së fundmi është publikuar kasti i plotë i artistëve që do të marrin pjesë dhe Trixa mungon. Mesa duket këngëtarja nuk është bindur për t’u rikthyer në ekran dhe i ka thënë jo ftesës nga producentët.








