Jim Belushi ka ardhur në Tiranë. Ka qenë vetë aktori me origjinë shqiptare që ka bërë të ditur lajmin teksa ka ndarë disa momente në “Instagram”. Aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”.
Në foto, ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një dyqani perimesh. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi “Skënderbej” me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!” Jim e ka përmendur gjithmonë origjinën shqiptare, duke theksuar sesa krenar ndihet për vendin e origjinës.









