Pas përjashtimit nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, G Bani vendosi të zhdukej nga syri i publikut duket mbyllur dhe Instagramin. Të gjithë janë bërë kurioz ku ndodhet reperi dhe këtë e ka zbuluar shoku i tij.
Ai ka treguar se G Bani pas daljes nga shtëpia e Big Brother ka folur me familjen dhe i ka thënë që do bëjë pushime disa ditë.
“Po një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do shkoj të pushoj flasim me vonë’ Thjeshtë folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne cunave na ka bërë krenar, tha vetëm që do shkoj të pushoj, nuk tha gjëra të tjera mesa di unë‘-tha shoku i G Banit për Wake up.