“Udhëtimet dhe ndryshimi i vendit i japin energji të re mendjes.” Me këtë shprehje të Seneka-s e nisa aventurën time në Mal të Zi. Destinacioni? Portonovi. Më vonë do të kuptoni se jo më kot i vura sinonimin “parajsë”. Disa orë mjaftuan për të përshkruar disa rrugë, kujtimet përmes të cilave u zgjuan si me magji. Kalimi nga një vend në tjetrin, i ngjante skenave të një filmi. Gjatë gjithë kohës përsëritej vetëm një fjalë, “PORTONOVI”. Dhe po, mbërritja në destinacion erdhi, dhe ishim aty, në Portonovi, Mal të Zi. Gjithçka kisha lexuar deri në atë çast për të, u harrua. Aty ishte një dimension tjetër magjie. Dhe jini vigjilentë, prej këtij momenti do të ketë vetëm detaje-detaje-detaje pafund.
Aperitivi më special ishte buzëqeshja e secilit prej personave të stafit, mes blusë së syve të tyre, korrektësisë dhe mirësjelljes, më duket se e harrova shpejt lodhjen. Me siguri që po prisni të lexoni përshkrimin e dhomës në të cilën qëndrova. Mbahuni! Nuk ishte një dhomë, ishte një superapartament. Dera u hap dhe para syve kisha gjithçka më duhej që ditët e mia të ishin perfekte. Gjëja e parë që më ra në sy ishte (pa modesti) emri im në ekran. Një shishe verë dhe lule të freskëta në tryezë dhe “OMG” një pamje magjepsëse nga ballkoni. Jahtet e ankoruara atypari, krijonin një dimension ideal të asaj që kisha pas shpine dhe asaj që kisha para syve në atë moment. Gjithçka e kuruar, për të mos munguar asgjë, edhe ato copëzat e vogla që ti mendon ndonjëherë se i ke harruar. Ditët dhe netët aty lëkundeshin në një kornizë të sureales dhe reales. Apartamentet e vendosura njëri pas tjetrit të jepnin e idenë e paqes e rregullit, një prej detajeve që të gjithë kërkojmë prej ditëve tona të pushimit. Mbrëmja u bë e paqtë, mes dritave gjysmë të ndezura, “zërit” të detit, e tek-tuk ndonjë cicërimë zogu, si për të plotësuar atë panoramë unike.
Mëngjesi nisi me një lëvizje të ngadaltë të perdes, duhet ta merrja patjetër atë dozë mrekullie nga Marina Portonovi. Ishte aq në perfeksion, sa një foto me siguri nuk do të plotësonte dimensionin e ndjesive. Zbrita poshtë dhe mjedisi përreth më mbushi me një ndjesi qetësie që prej kohësh nuk kishte qenë pjesë e imja. Pak energji janë të nevojshme, duke pasur parasysh hapësirën e madhe që do të vizitoja. Një mëngjes i bollshëm dhe një kafe e gjatë, gjithçka që më nevojitej. Pas tij një itinerar që dukej se do të ishte nga ato me 5 yje.
Isha kurioze të dija të gjitha llojet e akomodimeve aty dhe sigurisht që do ta shuaja kureshtjen me çdo kusht.
Fillimisht vizitova suitat standarde “Kumbor”, hapësira ideale për çiftet apo për “solo traveler”. Një strehë që të dhuron relaksin e munguar. Aty kishte çdo gjë, kushtet ideale që ditët tuaja të pushimit të jenë ato që keni ëndërruar. Kushtet janë thjesht 10/10. Pamja nga fshati, mahnitëse.
Më tej “Mimosa deluxe suite”, me pamje nga fshati ose nga marina, hapësirë gjigande për të lëvizur lehtësisht, për t’u qetësuar dhe për t’u mbushur me energji. Gjithçka është sigurisht 10/10.
Një suite 205 metra katror? Po, sigurisht, është supergjigande dhe quhet suita “Bonaca” . Para se të vazhdojmë më tej, ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte emri i suitës. Bonaca? “Dete të qeta” dhe sigurisht sapo vë këmbën aty, e kupton dhe emrin e tyre. Pamja panoramike e detit Adriatik mbetet gjatë në memorie. Një hapësirë me dy dhoma gjumi, kuzhinë dhe nëse keni ndërmend të ftoni miqtë, aty keni vendin ideal.
Më tej një tjetër suitë “Bonaca”, kësaj radhe me një pishinë krejtësisht private. Magjia duket se nis aty, ose bitis, është një “lëmsh” i bukur zgjedhjesh.
Ke ftuar shumë miq dhe nuk di nëse do kesh hapësirën e mjaftueshme? Mos u shqetëso fare. Janë suitat “Castelnuovo” me 3 dhoma gjumi. Çdo gjë e zgjedhur me shije, stil unik dhe pasqyrime mesdhetare. Mund të zgjedhësh edhe “Castelnuovo” me pishinë. Në të dyja rastet ka një 10/10.
Bateria është “full” ndaj ka edhe shumë për të parë. Kisha menduar se hapësirat gjigande i kisha parë, por jo. “Portonovi village suite”, me 4 dhoma gjumi. Hapësirë elegante, moderne dhe e arreduar në mënyrë perfekte.
Vilat me pishinë janë thjesht “waw”. Një hapësirë që të lë pa fjalë. Klas, elegancë, relaks, çfarë të duhet më tepër?!
E lodhur? Jooo. Sigurisht që pa vizituar atë magjinë e “One&Only” nuk mundesha kurrsesi të largohesha. M’u kujtua ajo shprehja e gjyshes time “Hyn me mend, e del pa mend” dhe kjo ishte tërësisht e vërtetë. Hapësirë e krijuar me detaje unike, shërbim perfekt dhe dozat e buzëqeshjes dukeshin sikur të mbushnin me energji. Restorante, bare, palestër, qendër gjigande SPA, pishinë dimërore dhe verore, një hapësirë dedikuar vetëm pijes së shpirtit, verës, një piano atypari, e qindra detaje që sigurisht plotësonin perfeksionin e “One&Only”. 10/10? Jo, 1000/10.
Restorantet ishin të krijuar në trinom perfekt të ushqimit të mirë, shërbimit të mirë dhe hapësirës ideale. Ushqimi që më mbeti në mendje? Oh, kishte kaq shumë.
Pasditja ishte e zhytjes në magjinë e detit, disa foto përreth resortit dhe sigurisht një vizitë në Herceg Nov, një vend në të cilin e lashë lehtësisht shpirtin. Teksa ngjisja shkallët për të parë çdo cep të tij, vije re gërshetimin e jeshiles së natyrës me grinë e historisë, një kombinim që shkon përtej ideales. Rrugicat e vjetra më çuan në një rrugëtim përgjatë së shkuarës, së tashmes e së ardhmes.
Në kthim kisha vetëm një mendim në kokë; të shijoja kokteilin tim të preferuar, aty me pamje nga fshati, e paksa nga marina. Bateria do të bëhej për pak minuta “full”.
Paksa e vështirë të zgjidhje restorantin për darkën, duke pasur parasysh se njëri ishte më i mirë se tjetri. Zgjodha “Romeo&Juliet”, dhe ushqimi ishte më shumë se një “mmmmmm” e gjatë.
Kur u ktheva në apartament ishta “full” me ndjesi të bukura e nuk kisha më vend për ëndrra. E kisha jetuar ëndrrën gjatë gjithë ditës.
E nesërmja do të më kthente në shtëpi. Pas një doze të sheqertë buzëqeshjeje, isha gati e tanimë valixhja ime ishte plot kujtime.
A pati një mirupafshim? Jo, kishte vetëm një “Ju presim sërish në Portonovi”, në oazin e ëndrrave.
Për më shumë informacion rreth ngjarjeve të ardhshme, shkruani në [email protected].
Për informacione rreth akomodimit – [email protected].
Për më shumë informacion rreth rezidencave, shkruani në [email protected].