UEFA ka postuar vazhdimisht këto ditë foto të tifozerisë së zjarrtë shqiptare. Në prang të ndeshjes me Rumaninë, në faqen zyrtare të saj ajo poston disa foto “të pazakonta”, ku disa tifozë shqiptarë shihen duke festuar bashkë me tifozë rumunë. “Reporterët e televizionit rumun “Pro TV” bënë këtë foto në qendër të Lionit. Tifozë rumunë dhe shqiptarë duke mbështetur së bashku skuadrat e tyre përpara një ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaret e tyre”, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA –s. /Lapsi.al