Xherdan Shaqiri, ylli i Zvicrës, nuk ka arritur ta fitojë garën për golin më të mirë të Euro 2016. Edhe pse shënoi një euro gol ndaj Polonisë, goli i kosovarit nuk është zgjedhur më i miri.
Goli më i mirë i Euro 2016, nga UEFA, është zgjedhur goli i hungarezit, Zoltan Geras. Ky i fundit kishte realizuar një gol të bukur në barazimin ndaj Portugalisë (3:3). Në garë për golin e vitit ishin edhe Cristiano Ronaldo, Eder dhe Robinson-Kanu.
https://www.youtube.com/watch?v=UVc4DjnQfPk








