Ulcera në parim, është një shtresë e hollë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet tretëse, që janë super acidike. Në çdo moment që ka një thatësirë të mukozës, lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, duke shkaktuar kështu ulcerë. Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me aspirinën dhe barnat antiinflamatore josteroidiale, si për shembull ibuprofeni ose naproksen. Dieta ushqimore, si në çdo sëmundje edhe këtu është mjaft e rëndësishme. Lexoni këto këshilla nëse ndieni simptomat e ulcerës.
1-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
2-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
3-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
4- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
5-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës./revistawho.com