BBC përpiqet të zbulojë sesi mund të shiten objektet me vlerë të grabitura njerëzve të njohur. Kimit iu vodh mes të tjerash dhe një unazë 4 milionë dollarëshe me diamant. Gurëve të tillë zakonisht iu lihet një shenjë me lazer, e cila nuk duket me sy të lirë. Por kush e njeh mirë zanatin, mund të arrijë ta fshijë thonë ekspertët. Madhësia e diamantit mund të përbëjë problem e në treg, nuk do të kalonte kurrsesi pa u vënë re ndaj nuk është çudi që grabitësit ta presin në pjesë më të vogla me shpresën se kështu, do të humbasin gjurmët.