Në mediat rozë bëri bujë lajmi për fejesën e këngëtares Mariah Carey me biznesmenin bilioner, James Packer. Por ajo që nuk mund të kalonte pa u vënë re ishte unaza tepër e shtrenjtë që ai i dhuroi. Unaza e diamantit dhe platinit ishte 35 karat, sa unazat e Kim Kardashian dhe Beyonce-s bashkë. Packer ka telefonuar shokun e Mariah prej 25 vitesh, Wilfredo Rosado, që t’i bënte një unazë përtej standarteve normale, një me aq karat sa as mos të matej. U deshën dy javë dhe një ushtri e tërë me zanatçinj që të punonin për një diamant aq të madh. Rosado u shpreh se e njihte mirë shijen e hollë të këngëtares dhe e dinte mirë ç’duhet të bënte. ‘Jemi përpjekur ta bënim unazën sa më të thjeshtë, sepse vet guri ishte tepër i madh. Doja diçka shumë të sofistikuar për të. Ajo është një unazë epike për një kohë epike në jetën e saj’, – u shpreh miku i saj më i ngushtë.







