Një nga debatet më të diskutuara së fundmi ishte ai mes Gjestit dhe Eglit, kur banori u shpreh i bezdisur nga një nishan i ish-banores.
E ftuar në “E Diell”, ish-e dashura e Gjestit, Xheneta, nuk i kurseu ironitë ndaj tij. Ajo reagoi me humor ndan debatit më të diskutuar mes Gjestit dhe Eglit, kur banori u shpreh i bezdisur ndaj një nishani të saj, duke thënë se nëse do të ndodhte me të, situata do të kishte një epilog krejt ndryshe.
“Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët. Ka dy javë që marr mesazhe të tilla. Vazhdoj të mendoj njësoj që ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të”, u shpreh Xheneta.
Gjatë intervistës, ajo foli hapur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gjestin dhe nuk hezitoi të përgjigjej për disa momente kyçe të lojës së tij në shtëpinë e “Big Brother”.
Një nga pyetjet që nuk mund të mungonte ishte sesi ajo e priti puthjen mes Gjestit dhe Eglit.
“Nuk kam pse të ndihem as mirë as keq, nëse ata duan të lidhen, suksese”, tha Xheneta.
Ndërkohë, ajo sqaroi edhe arsyen pse ishte afruar me Gjestin në shtëpinë e “Big Brother”:
“Nuk kam pas qëllim të lidhem në Big Brother, jam lidh me të për atë shpirtin e tij fëminor që ka… Jo që i ka ato kritere që unë dua të këtë një mashkull”, u shpreh ajo.
Në fund, kur u pyet për ta përshkruar Gjestin me tre fjalë, përgjigja e saj ishte e drejtpërdrejtë:
“Mashtrues, narcist, dhe ka zemrën e mirë”, tha Xheneta. Megjithatë, kur u pyet nëse do të mendonte ndonjëherë për të pasur një fëmijë me të, ajo u përgjigj prerë: “Jo”.