Bebe Rexha është nxehur keq me industrinë e muzikës, pjesë e së cilës është prej vitesh. Në një postim në X këngëtarja ka shprehur mllefin karshi industrisë së muzikës.
“Unë mund të shkatërroj një pjesë të madhe të kësaj industrie, pasi ndihem e frustruar. Nuk kam folur për shumë kohë duke heshtuar, edhe pse kam parë shenjat që njerëzit vazhdimisht m’i dërguar dhe ato kanë qenë të dukshme. Edhe kur kam folur apo kam heshtur, unë jam dënuar nga kjo industri. Gjërat duhet të ndryshojnë. E mira, e keqja dhe e shëmtuara. Unë jam ulur në dhomën time të hotelit në Londër duke qarë. Jam ndjerë e pashpresë për një kohë të gjatë. Kam ecur shumë nëpër këtë qytet dhe kam takuar fansa dhe ata vërtet kanë zgjuar diçka brenda meje. Sinqerisht, ju më keni dhënë forcë,” ka shkruar artistja.