Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

UNIVERSITETET/ Ja datat e aplikimit për raundin e dytë

18/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
UNIVERSITETET/ Ja datat e aplikimit për raundin e dytë

Java e fundit e muajit shtator është vënë në dispozicion të të gjithë maturantëve që nuk u shpallën fitues në raundin e parë të garës. Sipas kalendarit me datat në rrethe, aplikimet nisin më 23 shtator dhe përfundojnë më 1 tetor.





Maturantët e kryeqytetit janë të parët që nisin aplikimet me një afat 3­ ditor. Në ditën e tretë u bashkohen edhe ata të Kamzës, Kavajës, Durrësit dhe Krujës, për ta mbyllur në ditën e fundit, më 30 shtator, me qytetet në Verilindje (sipas tabelës përbri shkrimit).

Edhe në këtë raund kandidatët do të përzgjedhin dhjetë programe studimi nga universitetet publike dhe private. Përpara se të nisin aplikimet për raundin e dytë, universitetet duhet të shpallin kuotat e lira për secilin program studimi, raporton “Opinion”.


Në bazë të pikëve që kanë, maturantët duhet të konsultohen më parë me to dhe kriteret që kanë secila prej tyre. Zgjedhja finale këshillohet të kryhet pasi të jenë përllogaritur pikët që u duhen për secilën prej preferencave.

Aplikimet

Raundi i dytë është parashikuar të jetë njësoj me të parin, duke nisur që te pagesa për aplikimin. Por ajo do të bëhet vetëm nga ata që nuk aplikuan në raundin e parë. Mandatpagesa prej 2 mijë lekësh dorëzohet në sekretarinë e shkollës ku maturanti ka përfunduar studimet me qëllim për të hedhur në sistem notën mesatare.

Ndërsa procesi i aplikimit do të kryhet online në çdo mjedis ku ka internet, duke renditur dhjetë degët që ai mendon se shpallet fitues. Numri i aplikimeve në këtë raund pritet të jetë i lartë, pasi do të përfshihen në garë edhe maturantët kalues të vjeshtës, që janë plot 7 mijë.

Brenda datës 4 tetor, agjencia kombëtare e provimeve u nis universiteteve listën e kandidatëve. Këta të fundit do të kenë kohë vetëm dy ditë për të bërë renditjen e kandidatëve, që parashikohet të shpallen më 6 tetor. Ndërsa regjistrimet do të nisin më 16 deri më 20 tetor. Ndryshe nga faza e parë, ku fituesit mbajtën pezull deri në dhjetë programe të fituara, tashmë, ata që regjistrohen në një degë, çregjistrohen automatikisht nga lista e degëve të tjera që mund t’i kenë fituar.

Kjo u hap rrugë maturantëve poshtë vijës së kuqe, të cilët me lirimin e një vendi, mund të shpallen fitues. Në këtë raund, numri i aplikimeve pritet të jetë shumë i lartë për shkak se shumica e maturantëve u shpallën jofitues në të parin, ndërsa shumë të tjerë nuk janë regjistruar për të garuar sërish për një degë shumë më të preferuar.

Sipas të dhënave të bëra publike nga universitetet, në raundin e parë, vetëm një pjesë e vogël e fituesve rezultojnë të kenë kryer regjistrimin përfundimtar në fakultete. Gjithsesi, “të luhaturit” kanë edhe dy ditë kohë për të vendosur fatin e tyre.

gara-ne-universitete-159x300

Tags: apikimidatatuniversitetet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Next Post
Shqiptari dërgon gruan me fëmijët për azil në Gjermani, shokohet nga fotot në FB

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët për azil në Gjermani, shokohet nga fotot në FB








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera