Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

URAGANI IRMA/ Frikë në Florida, njerëzit braktisin shtëpitë e bllokojnë autostradën

09/09/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
URAGANI IRMA/ Frikë në Florida, njerëzit braktisin shtëpitë e bllokojnë autostradën

Nga të dyja anët e gadishullit banorët po përgatiten për skenarin më të rrezikshëm. 5,6 milionë banorëve në zonat e evakuimit i është drejtuar thirrja e alarmit. Shumë largohen, autostradat janë bllokuar, benzina mungon.





‘Koha po ikën. Nëse ndodheni në një zonë evakuiimi, duhet të largoheni. Kjo është një stuhi katastrofale, si nuk është parë kurrë më parë”, paralajmëroi guvernatori i Floridas, Rick Scott. „’rma” është tani më e madhe se Flordia. Epiqendra e uraganit u kategorizua sërish në shkallën maksimale të rrezikut, 5. Sipas prognozave kjo stuhi pritet të godasë të dielën në mëngjes me një fuqi ere prej 257 kilometra në orë, raporton Deutsche Welle.

Image


Dallgë tre metra të larta

Për të gjithë bregun jugor të Floridas, nga Atlantiku deri në Gjirin e Meksikës është dhënë alarmi i rrezikut për dallgë deri në tre metra të larta. Të premtën uragani kishte madhësinë e Teksasit, thanë meteorologët. Qindra mijëra vetë po përpiqen të largohen nga zona e rrezikut. Në autostrada bllokimi i trafikut kap disa kilometra. Në shumë vende ka mungesë karburanti. 5,6 milionë vetë jetojnë në zonat e evakuimit, sipas autoriteteve.

Vetëm në Miami, iu është kërkuar 650.000 banorëve të largohen. Kryebashkiaku i metropolit të njohur bëri fjalë për evakuimin më të madh në historinë e këtij rajoni. Ata që nuk largohen po gozhdojnë hyrjet me dërrasa dhe vendosin thasë rëre kundër përmbytjeve të mundshme.

Image

Stuhi me potencial të lartë shkatërrimi

Presidenti amerikan, Donald Trump apeloi tek popullata e zonave të prekura të jenë të vigjilentë dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve. „Kjo është një stuhi me një potencial historik absolutisht shkatërrues”, deklaroi ai. Si pasojë priten përmbytje deri në brigjet e Georgias dhe Karolinës së Veriut.

Image

Ushtria amerikane ka mobilizuar mijëra ushtarë. 14.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në gjendje  alarmi. Me një shpejtësi ere 260 kilometra në orë, stuhia „Irma goditi të premten arkipelagun Camaguey në Kuba. Televizioni shtetëror tregoi pamje të shkatërrimit dhe përmbytjeve, por ende nuk dihen qartë përmasat e katastrofës. Miliona vetë, shumë turistë ishin evakuuar më parë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
ITALI/ Nis të hënën “Big Brother VIP”, ja kush janë të famshmit që futen në shtëpinë me kamera

ITALI/ Nis të hënën "Big Brother VIP", ja kush janë të famshmit që futen në shtëpinë me kamera








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera