Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Urdhri i ministrisë, viti shkollor nis më 13 shtator

16/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Urdhri i ministrisë, viti shkollor nis më 13 shtator

Viti i ri shkollor për 9-vjeçaren dhe gjimnazistët do të nisë më 13 shtator. Këtë parashikon urdhri i Ministrisë së Arsimit me strukturën e vitit shkollor 2016-2017, në të cilin janë detajuar datat e fillimmbarimit të shkollës, pushimet dhe provimet për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm të lartë për gjimnazet e përgjithshme e profesionale. Kështu, sipas dokumentit të ministrive, të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar fillojnë mësimin të hënën e dytë të muajit shtator dhe e mbyllin më datë 16 qershor 2017, me përjashtim të 9- vjeçares cikli i së cilës përfundon më 9 qershor. Pushimet e dimrit ose ato në prag të festave janë gjithashtu të njëjta për të dyja ciklet: fillojnë një ditë përpara Krishtlindjeve, më 24 dhjetor, e duhet të jenë në mësim në datën 3 janar të vitit të ri. Ndërkaq, nxënësit e 9- vjeçares kanë një tjetër periudhë pushimi, atë mes semestrave që e marrin më 31 mars dhe 2 prill 2017. Urdhri i MAS ka në brendësi të tij edhe periudhën e provimeve për minimaturantët e maturantët. Ata që përfundojnë ciklin e detyrueshëm do të testohen për tri provimet me detyrim në datat 10-30 qershor 2017. Maturantëve të gjimnazit u është lënë një muaj kohë në dispozicion për provimet e Maturës, ndonëse nuk dihet ende nëse se si do të funksionojnë apo rolin që do të kenë ata në përputhje me ligjin e ri të arsimit të lartë.





PROFESIONALET

Udhëzimi i nënshkruar nga ministrja Lindita Nikolla dhe Blendi Klosi i arsimit profesional përmban edhe datat e provimeve e pushimeve për nxënësit e zanateve. 16 qershori, dita kur të gjithë përfundojnë shkollën, vlen edhe për nxënësit e profesionales për strukturën 4- vjeçare 2+2. Ata që studiojnë në degë me strukturë 2+1+1 përfundojnë më 2 qershor, ndërsa më herët, më 23 maj mbyllin shkollën maturantët e këtyre shkollave. Ditët e pushimeve, 24 dhjetor 2016-3 janar 2017 janë të njëjta për të gjithë, ndërsa provimet përfundimtare ndryshojnë. Niveli i I dhe II i nxënësve të arsimit profesional testohen më 5-16 qershor 2017, ata të nivelit II nga 24-30 maji, ndërsa provimet e Maturës përgjatë gjithë muajit qershor. Ndonëse ende nuk dihet ç’do të ndodhë me gjimnazistët e vitit të fundit, të së përgjithshmes apo profesionales, urdhri me firmat e dy ministrave ka parashikuar një periudhë provimesh për ta që zgjat përgjatë gjithë muajit qershor. Këtë vit është bërë publike skema e pranimeve që ndryshon sipas universiteteve dhe që u jep pak ose aspak rol provimeve të Maturës Shtetërore. Gjithashtu, ky vit njihet edhe si fundi i këtij sistemi për të pasuar një të ri, për të cilin po punojnë që tani ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Me ndryshimet në ligj, kjo e fundit do të marrë emrin Qendra e Shërbimeve Arsimore./ Panorama


tabela2

Tags: datafillonministriaShkollaurdher
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Robert Ndrenika e Hajrie Rondo kthehen në skenë pas problemeve me shëndetin

Robert Ndrenika e Hajrie Rondo kthehen në skenë pas problemeve me shëndetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera