Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Miri ka ndjenja! 07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Urdhri i qeverisë prek dhe televizonin “Top Channel”, çfarë do të ndodhë me programet?

14/03/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Urdhri i qeverisë prek dhe televizonin “Top Channel”, çfarë do të ndodhë me programet?

Për shkak të një vendimi të qeverisë edhe mediat duhet të kufizojnë praninë e personave në studio. “Top Channel” do të rishikojë programet e tij pasi kërkojnë një numër të lartë personash në studio. Ata do të respektojnë vendimin e qeverisë ndonëse nuk janë dakort pasi njerëzit në këto ditë izolimi kanë nevojë për programacione të ndryshme.





“Megjithëse do donim që t’ja u bënim sa më të lehtë qëndrimin brenda në këto ditë të vështira puna po bëhet e pamundur. Ne do ta respektojmë këtë vendim të qeverisë megjithëse nuk jemi aspak dakord, sepse në këto moment njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë edhe shikojnë. Stafi ynë, gazetarë, moderatorë, autorë, aktorë, teknikë, kameramanë, stafi ndihmës, instrumentistë dhe balerinë kanë rrezikuar duke vijuar të punojnë dhe prodhojnë programe televizive.

Ne këtu në Top Channel por besoj edhe kolegët tanë kudo do vijojnë të sakrifikojnë për të dhënë informacione në lidhje me çka po ndodh. Në këtë moment informacioni për njerëzit në karantinë ka të njëjtën vlerë si edhe ushqimi, dhe ky informacion nuk do t’ju mungojë. Ne në Top Channel, departamenti i informacionit nuk do ta ndalë punën për asnjë moment. Kolegët gazetarë, kameramanë, postproduksioni dhe logjistika do jenë çdo ditë në terren.


E dimë që është rrezik duke qenë kaq shumë të ekspozuar por për asnjë rast e për asnjë arsye nuk do t’ju mungojë informimi i vërtetë nga ekrani i Top Channel, ju vazhdoni të qëndroni të informuar në edicionet informative të Top Channel, në transmetimet e Top News si dhe në faqen tonë zyrtare”, shkruhet në një artikull të Top Channel.

Departamenti i informacionit nuk do të ndalojë punën në asnjë moment, por përsa i përket programeve si “E diell,” “Portokalli,” “Soiree” “Shqipëria Live” që kërkojnë më shumë se dy njerëz në studio, produksioni do të marrë masat e nevojshme.

Tags: koronavirusprogrametop channel
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Miri ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Miri ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…
Breaking News

Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…

06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!
Breaking News

“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!

06/01/2026
Next Post
Në shtëpi duke shfletuar kujtimet, Soni Malaj hap arkivat e shumë viteve më parë

Në shtëpi duke shfletuar kujtimet, Soni Malaj hap arkivat e shumë viteve më parë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera