Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham? 25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord… 25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar… 25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Urimi emocionues i Tramezzanit: “Shqiptarë më mësuat se çfarë është krenaria”

01/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Urimi emocionues i Tramezzanit: “Shqiptarë më mësuat se çfarë është krenaria”

Me rastin e festës së Vitit të Ri, në kapërcyell të vitit 2016 dhe mbërritje të vitit 2017, një urim i vecantë dhe mjaft i përzemërt ka ardhur për shqiptarët. Fjala është për Paolo Tramezzanin, ish-zv.trajnerin e kombëtares kuqezi, i cili në ditët e fundit të dhjetorit vendosi të marrë përsipër drejtimin e Luganos, në Zvicër. Ja mesazhi i plotë i njeriut që bëri shumë për kauzën kuqezi, ishte pjesë e suksesit historik të shkuarjes në finalet e “Euro 2016”:





“Më kujtohet sikur të ishte dje, kur në janar të vitit 2012 erdha në Shqipëri, duke e njohur pak vendin tuaj, shumë pak skuadrën, aspak realitetin që më priste. Shumë persona e konsideronin zgjedhjen time si një hap në boshllëk dhe shumë të rrezikshme për nga niveli profesional. Që nga momenti i parë ngela i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunuesit, por mbi të gjitha dashuria dhe ngrohtësia e një populli që menjëherë më pranoi, më respektoi, më ndihmoi dhe më bëri të ndihem si i shtëpisë. Pesë vite ku të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të ngelen përgjithmonë në zemrën time. Falënderimi i parë është për Presidentin Armando Duka, i cili që nga dita e parë pati besim në punën që i propozuam dhe gjithmonë na ka treguar besnikëri e qetësi, shumë të rëndësishme për arritjen e një obiektivi historik, sic mund të jetë arritja e marrjes pjesë në Kampionatin Europian. Falënderoj djemtë e mi, lojtarët, që kuptuan se cilat mund të ishin potencialitet e tyre, patën besim tek ne, na ndoqën dhe kuptuan që një ëndërr bëhet e realizueshme, edhe kur mund të duket e pamundur, kuptuan që puna e bërë me devotshmëri dhe impenjim do të sjellë gjithmonë sadisfaksion të madh, sic ishin ato momente që kemi ndarë bashkë.

Falenderoj tifozët që na kanë ndjekur në cdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet, duke na bërë të ndjenim ngrohtësi dhe pasion që i dallon në cdo situatë: si të harrosh tapetin e kuq, që mbulonte tribunat e “Parc Olympique Lyonnais” gjatë ndeshjes me Rumaninë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë brenda topin e goditur nga Sadiku. Ju më mësuat domethënien e fjalës krenari, lidhjen e ngushtë ndaj fanellës, e konsideruar si një lëkurë e dytë dhe më përcollët ndjenjën e vllazërisë, që më bëri të ndihem një si ju. Falënderoj të gjithë juve, që nga momenti i parë më pritët në familjen tuaj të madhe, duke shpresuar të më keni transmetuar entuziazmin dhe pasionin, që për pesë vite më kanë shoqëruar në këtë bashkëudhëtim.


Në fund, por jo si të fundit, falënderimi më i madh është për Giannin. Më kërkove pranë teje, e deshe fortësisht. Ke patur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh ndaj meje, më more përdore dhe më më ke mësuar shumë. Ke qenë me rëndësi fondamentale për zhvillimin tim sportiv, dhe akoma më shumë ke qenë nga pikëpamja humane. Kemi ecur përbri njëri-tjetrit. Mësova që fati nuk ekziston, sepse më bëre të besoj më shumë në punën e kryer, në motivim, në bindjet dhe kapacitetin tonë. Më mësove të mos mbrapshtem përpara vështirësive dhe që gjërat nuk zgjidhen vetë. Mësova të jem intuitiv dhe praktik në drejtimin e raportit me djemtë tanë. Më vërtetove që futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushë. Nuk mund të kisha një mësues më të mirë. Do ta mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden. Faleminderit nga zemra, Paolo!”

Tags: TrAmezzaniurim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?
Breaking News

Ish-at flasin: Çfarë kanë thënë ish-partneret e Brooklyn për Victoria Beckham?

25/01/2026
Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…
Breaking News

Nëna e Brikenës thyen heshtjen për Mateon: Kemi qenë dakord…

25/01/2026
Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…
Breaking News

Bora Zemani hap zemrën për faljen në dashuri: Nuk gënjehem, di ku është gabuar…

25/01/2026
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
FOTO/ Viti i Ri në plazh, ja si feston Messi

FOTO/ Viti i Ri në plazh, ja si feston Messi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera