Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Urimi i Julian Dedës për Krishtlindje do ju bëjë të luteni më pak, por të besoni më shumë

24/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Urimi i Julian Dedës për Krishtlindje do ju bëjë të luteni më pak, por të besoni më shumë

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka vendosur t’i urojë të gjithë ndjekësit e tij në llogarinë në ‘Instagram’ në këtë vigjilje Krishtlindjesh me anë të disa fjalëve mjaft të ndjera. “Dita e lindjes së Krishtit, si ditë shprese. Sot më shumë se kurrë, secili nga ne ka nevojë njerëzore të përmirësojë mënyrën e të jetuarit për vete dhe për familjen e tij. Secili nga ne përpiqet me mish e me shpirt të shkojë drejt qëllimit, për të cilin ka ardhur në këtë botë. E çfarë nuk bën njeriu për t’ia arritur këtij qëllimi, njëmijë veprime dhe mosveprime, por kryesorja, ajo që ne bëjmë gati në mënyra instiktive, ne lutemi. Mund të jemi një nga popujt e parë në botë për sasinë e lutjeve që dërgojmë atje lart. Lutemi shumë, sepse jemi të vuajtur dhe të sinqertë. Lutemi shumë, por ndonjëherë besojmë pak. E kundërta duhet të ndodhë, të lutemi më pak dhe më cilësisht dhe të besojmë më shumë. Të besojmë tek vetja, të besojmë tek njëri-tjetri dhe mbi të gjitha të besojmë në zot. Uroj që kjo natë Krishtlindje t’ju mbushë me shpresë, me lumturi dhe me dashuri ju dhe familjet tuaja. Uroj shëndet të plotë për ju, në mënyrë që të shijoni çdo moment të jetës dhe të jeni krenar për ditët që jetuat në këtë tokë. Për shumë vjet zoti na bekoftë familjet”, ka shkruar Juli në foton e tij më të fundit në ‘Instagram’.





Duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishëm Deda ka zgjedhur t’i urojë të gjithë në këtë formë për mbrëmjen e Krishtlindjeve. Ky urim është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e aktorit, të cilët i kanë uruar po të njëjtën gjë./revistawho.com

https://www.instagram.com/p/B6c21RnFBil/


Tags: besimjulian dedakrishtlindjelutjeurim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Me performancën e fundit në festivalin e ‘RTSH-së’, Elvana Gjata i dedikon këto fjalë Albi Nakos në ditën e lindjes

Me performancën e fundit në festivalin e 'RTSH-së', Elvana Gjata i dedikon këto fjalë Albi Nakos në ditën e lindjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera