Getoar Selimin feston sot 42-vjetorin e lindjes dhe sigurisht që urimin më special e ka marrë nga bashkëshortja Marina. “Sytë e mi ende ndizen kur takojnë tutë. Lutem që kjo flakë mos të shuhet kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Je burri dhe babai më i mirë. Të dua”, shkruan ajo krahas fotos së tij. Marina dhe Getoari janë prindër të një vajze, Marget. Së fundmi Marina është rikthyer në ekran me dashurinë e vjetër që është sporti, me emision sportiv “Kampionët” në TV Klan.