Urimin e parë për festën e Bajramit e ka bërë këngëtarja e njohur, Vesa Luma e cila ka pohuar në postimin e saj në rrjetet sociale se tashmë tek ajo ka mbërritur mëngjesi.
“Meqë tashmë te unë është mëngjes, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Këto ditë të veçanta të vitit na bëjnë më të ndjeshëm, na bëjnë të lutemi më shumë se zakonisht dhe unë uroj që këto lutje të na japin forcë e vullnet e pozitivitet për të përballuar çdo vështirësi. Gëzuar”, ka shkruar Vesa krah fotos në ‘Instastory’.
Me siguri dita e nesërme do të sjellë shumë urime nga personazhet e njohur dhe jo vetëm, në festën e Bajramit, e cila festohet nga të gjithë besimtarët myslimanë./revistawho.com









