• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Uron për ditëlindje partnerin, Loredana zbulon shtatzëninë?

Sot reperi i njohur Mozzik feston përvjetorin e 23-të të lindjes. Mes urimeve nga fansat dhe personat më të dashur për të, ka rënë në sy ai i partneres së tij, Loredana Zefi. Mes fjalëve të ëmbla dhe plot emocion, ra në sy një frazë me kuptim disi të fshehur. “Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveçse je burri im, në të njëjtën kohë ti je miku im më i mirë! Tek çdo person, unë mund të dëshiroj të ndryshoj diçka, por tek ti jo. Për mua, ti je i përsosur. Ne do presim shumë gjëra në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë”,-ka shkruar ajo.

Mos është ky konfirmimi i shumëpritur për shtatzëninë aq shumë të përfolur të Loredanës?/revistawho.com