Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushqimet, çfarë dhe sa duhet të konsumojmë

23/04/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Ushqimet, çfarë dhe sa duhet të konsumojmë

Family smiling around a healthy meal


 





Sa herë mund të tundoheni gjatë ditës kur bëhet fjalë për ushqimin? Dëshironi të hani dhe provoni gjithçka. Por ka një piramidë që na tregon se çfarë duhet të konsumojmë më tepër dhe sa duhet të hamë. Njihuni me të…

Ëmbëlsirat e shëndetshme


Sa: 30 gramë, 2 – 3 herë në javë.

Zgjedhja e duhur: fruta të thata, çokollatë e zezë, mjaltë si dhe akullore me fruta.

Pse: sepse çokollata e zezë është një oksidant i mirë. Zgjidhni çokollatën e zezë me të paktën 70 për qind kakao dhe konsumoni 30 gramë në javë. Është sasia që duhet konsumuar çdo javë. Edhe akullorja me fruta është një nga ëmbëlsirat më të mira e cila nuk përmban shumë kalori.

Vera e kuqe

Sa: Jo më tepër se 1-2 gota në ditë.

Zgjedhja e duhur: Vera e kuqe e vjetër.

Pse: vera e kuqe ka efekte antioksidante për organizmin, të cilën duhet ta konsumoni vetëm nëse jeni përdorues të alkoolit, në të kundërt mos e filloni.

Çaji

Sa: 2-4 filxhanë në ditë.

Zgjedhja e duhur: Çaji normal, jeshil si dhe çaji i gjatë.

Pse: sepse çaji jeshil është pija e pasur me katekinë dhe oksidantë të tjerë. Blini çajin më të mirë dhe përdoreni në vakte të ndryshme të ditës.

Erëzat e shëndetshme

Sa: Pa limit.

Zgjedhja e duhur: Xhenxhefil, hudhra të thata dhe me rrënjë, piper, piper djegës, kanellë, rozmarinë, trumzë, apo borzilok.

Pse: përdorini këto lloj erëzash dhe lulesh, lirshëm në kombinime të ndryshme gatimesh. Xhenxhefili dhe hudhrat janë agjentë të fortë anti-inflamatorë.

Proteina të tjera

Sa: 2-3 herë në javë.

30 gramë djathë.

Një vezë në ditë.

Shpendë të gatuara deri në 90 gramë.

Zgjedhja e duhur: Djathëra natyralë, ushqime të tjera proteinike të pasura me omega-3, dhe nëse mundeni konsumoni mish shpendësh pa lëkurë.

Pse: në përgjithësi për të pasur një dietë sa më të rregullt dhe të shëndetshme duhet reduktuar sasia e produkteve që vijnë nga mishi i kafshëve. Nëse hani mish pule, zgjidhni pulë të freskët të cilës duhet t’ia hiqni lëkurën. Edhe vezët duhet të jenë sa më të freskëta, mundësisht vezë fshati.

Kërpudhat

Sa: Pa limit.

Pse: këto lloj kërpudhash janë të veçanta dhe ndryshojnë nga të tjerat për vlerat që kanë. Ato kanë në përmbajtjen e tyre substanca që përmirësojnë sistemin imunitar. Asnjëherë mos hani kërpudha të ziera, dhe minimizoni konsumin e atyre të konservuara.

Peshk dhe fruta deti

Sa: 2 -6 racione në javë.

Një racion me peshk si dhe fruta deti – duhet të ketë 120 gramë.

Zgjedhja e duhur: peshk trofte, salmon, harengë si dhe sardele.

Pse: këto lloj peshqish janë tepër të pasur në omega -3, që i bëjnë mirë organizmit. Nëse nuk dëshironi të hani peshk, konsumoni vaj peshku, të paktën deri në 2-3 gramë vaj peshku në ditë.

Pasta (të gatuara edhe “al dente”)

Sa: 2-3 racione në javë.

Një racion duhet të jetë një garuzhde e plotë e gatuar.

Zgjedhja e duhur: makaronat që bëhen nga mielli i trashë që nuk kanë përmbajtje veze, ose pasta jo të bëra më parë në formë pete.

Pse: sepse pasta e gatuar në mënyrë “al dente” ka një nivel më të ulët të glicemisë se pasta e gatur plotësisht, e cila nuk lejon një qarkullim shumë të mirë të gjakut, që është primare për një aktivitet harmonik të pankreasit.

Fasulet dhe bizelet

Sa: 1-2 racione në ditë.

Një racion duhet të jetë një garuzhde jo e plotë.

Zgjedhja e duhur: fasule e zezë dhe e kuqe, thjerrëzat dhe bizelet.

Pse: sepse fasulet janë të pasura me acid folik, magnesium, fibër, si dhe kanë nivel të ulët të glicemisë.

Perimet

Sa: minimumi 4-5 racione në ditë.

Një racion është një garuzhde.

Zgjedhja e duhur: perime të gatuara sa më pak si (spinaq, lakër, brokol, lulelakër,) karota, panxhar, qepë, bizele, si dhe lakër e zier.

Pse: sepse perimet janë të pasura me flavonoide dhe karotenoide.

Frutat

Sa: 3-4 racione në ditë.

Një racion duhet të ketë një filxhan me fruta të shtrydhura.

Zgjedhja e duhur: manaferrë, boronicë, luleshtrydhe, pjeshkë,  portokall, rrush, kumbulla, shegë, qershi, mollë dhe dardhë.

Pse: frutat janë më se të domosdoshme për organizmin. Ashtu si perimet edhe ato janë të pasura me flavonoide dhe karotenoide, si dhe me antioksidantë natyralë.

Ujë

Sa: gjatë gjithë ditës

Zgjedhja më e mirë: konsumoni ujë të purifikuar ose pije të bëra me ujë të purifikuar, si për shembull çaji pa sheqer ose pije të bëra vetë nga shtrydhja e frutave.

Tags: Ushqimet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë

Pse kosi duhet konsumuar çdo ditë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera